agim zajmi website agim_zajmi_paintings
Mbushe jetën me emocione shqiptare
 
en gjuhen shqipe English language english Francais langue francaise Shqip
Do your comand for a Albanian painting here .
AGIM ZAJMISkenograf, Piktor,
Profesor në Akademinë e Arteve të Bukura te Shqipërisë, President i "Shoqatës Mbarëkombëtare të artistëve figurative", "Artist i Popullit ", "Artist i Merituar", "Me Titullin Profesor" etj.
S


Lindi në Tiranë në datën 28 Nëntor 1936.

tudimet
V
Kryen studimet e larta për pikturë, skenografi-kostumografi në Shën-Petersburg, Rusi, studime që ai i mbaron në vitin 1961. Në të njëjtin vit fillon punë si skenograf në Teatrin e Operës dhe Baletit dhe pak më vone punon kryesisht në Teatrin e Kombëtar të Tiranës. Kohë mbas kohe punon edhe me Teatrin e Kosovës dhe të Shkupit (Maqedoni).

Nga viti 1978 edhe sot e kësaj dite është profesor në
Akademinë e Arteve të Tiranës.


eprat
Ç
Veprat e tij janë ekspozuar në shumë vënde të botës, si për shembull në France, Angli, Itali, Gjermani, Austri, Turqi, Greqi, Egjipt etj. Pikturat e tija në pikturë bëjnë pjesë në Koleksionin e Galerisë së Arteve Kombëtare (Tiranë) dhe në koleksione në vënde të tjera te botës.

Actualisht disa nga vepart e tija janë të ekspozuara ne sallën e pritjes (për delegacionet e huaja) në Kryeministrinë e Shqipërise.


mimet kombetare
M
Është fitues i shumë çmimeve kombëtare në pikturë dhe skenografi. Për merita si artist është nderuar:

- Në vitin 1975 me titullin "Artist i Merituar i Republikës së Shqipërise".

-Në 1991 me titullin e lartë "Artist i popullit të Republikës së Shqipërisë".

-Në vitin 1995 i jepet titulli "Profesor" (për sherbimin ndaj popullit shqipëtar që ai ka dhënë duke përgatitur dhe nxjerë në jetën shoqërore shqipëtare, artiste dhe skenografë te rinj).


irenjohja kombetare
m
Mbi krijimtarinë e tij janë botuar libra të ndryshëm dhe janë realizuar disa filma dokumentar, të transmetuar në Radio Televisionin Shqipëtar.


e shume...
  Eshtë president i "Shoqatës mbarëkombëtare të Artistëve Figurativ" shoqatë që e ka qendrën në Tiranë, por que bashkëpunon me artiste në të gjitha anët e kombit shqipëtar (Kosovë, Maqedoni, Greqi dhe diasporë).